top of page

Pse F.A.A.D.
Forumi i Autorëve të Audio-Visualit dhe Dokumentarit
Çdo ditë, filma, dokumentarë dhe të animuar Shqiptare apo të huaja transmetohen në TV,
shfaqen online ose në ambiente publike.
Por shumë nga krijuesit e tyre si; regjisorë, skenaristë, operatorë, producentë nuk kompensohen si e meritojnë.
Këtu hyn në veprim FAAD.
FAAD Agjencia kolektive e Audiovizualit është organizata e vetme në Shqipëri
që mbron dhe administron të drejtat e autorëve të veprave audiovizive.
Me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ne kemi një mision të qartë:
Të garantojmë pagesë të drejtë për krijuesit. Të mbrojmë të drejtat e tyre nga përdorimi pa leje.
Të krijojmë një treg të ndershëm për veprat kulturore shqiptare.
Pse të Bashkoheni me FAAD?
Nëse jeni regjisor, skenarist, producent, operator FAAD është aleati juaj ligjor dhe profesional.
Ne: Licencojmë veprat tuaja për transmetim apo shfaqje.
Mbledhim dhe shpërndajmë të ardhurat nga përdorimi.
Ju përfaqësojmë brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Ju ofrojmë ndihmë juridike.
Zbatojme kriteret dhe politikat më të mira të të drejtave të autorit.
A dëshironi të regjistroheni?
Kontaktoni: faad.albe@gmail.com, Web: www.faad.info
Ndërgjegjësimi fillon në shkolla
Në vitin 2024, FAAD nisi fushatën "Respekto Krijuesin" në shkollat e larta të Shqipërisë.
Gjatë kësaj fushate:
Vizituam mbi 25 shkolla. Shpjeguam rëndësinë e të drejtave të autorit.
Diskutuam pasojat e piraterisë dixhitale. Promovuam përdorimin e përmbajtjeve të licencuara.
Mesazhi ynë ishte i thjeshtë:
“Çdo klikim ka rëndësi. Çdo shikim ka vlerë. Çdo krijues meriton respekt.”
Çfarë Mund të Bëni Ju?
Thirrja jonë për të gjithë:
Qofshi student, mësues, adhurues i filmave apo krijues:
Mendo përpara se të shikosh. Mbështet përmbajtjen ligjore
Ndaj mesazhin për mbrojtjen e kulturës. Respekto punën e krijuesve shqiptarë
Për krijuesit tanë:
Nëse veprat tuaja po përdoren, sigurohuni që të drejtat tuaja të jenë të mbrojtura.
Bashkohuni me FAAD.
Për publikun:
Mbështesni kreativitetin vendas. Promovoni kulturën e drejtë. Shpërndani këtë mesazh.
Së bashku ndërtojmë një të ardhme ku krijimtaria shqiptare vlerësohet, mbrohet dhe shpërblehet.
bottom of page