News
15 Tetor 2026
Një privilegj të jem pjesë e Konferencës së Dytë Rajonale për Pronësinë Intelektuale dhe Industritë Kreative
Ishte një privilegj dhe kënaqësi e veçantë të merrja pjesë në Konferencën e Dytë Rajonale për Pronësinë Intelektuale dhe Industritë Kreative, e zhvilluar në Chișinău, Moldova duke përfaqësuar FAAD – Shoqatën e Audiovizualit.
Kjo konferencë e rëndësishme rajonale mblodhi së bashku profesionistë dhe grupe interesi të industrisë, të angazhuar për forcimin e mbrojtjes së pronësisë intelektuale dhe zhvillimin e industrive kreative.
Pjesëmarrja në këtë aktivitet ishte një mundësi e çmuar për të shkëmbyer ide, për të krijuar ura bashkëpunimi dhe për të kontribuar në diskutime me rëndësi për të ardhmen e sektorit audiovizual, si dhe për mbrojtjen e krijimtarisë dhe të drejtave të autorëve.
Jam mirënjohës për mundësinë për të përfaqësuar FAAD dhe për të qenë pjesë e një dialogu rajonal që vlerëson krijimtarinë si një forcë të rëndësishme për zhvillimin kulturor dhe inovacionin.
Së bashku, mund të forcojmë industrinë audiovizuale, të mbrojmë të drejtat krijuese dhe të ndërtojmë mundësi të reja për të ardhmen!
#FAAD #pronesiaintelektuale #eviendako
DEKLARATE PER SHTYPIN Tiranë 30.09.2025
FAAD kundërshton vendimin Nr.3, datë 21.08.2025 të KKDA
“Të drejtat e autorëve audiovizualë po shkelën në mënyrë flagrante”
“SHOQATA E FILMIT AUDIOVIZUAL. ARTISTIK DHE DOKUMENTAR “F.A.A.D”// shpreh indinjatën dhe shqetësimin e saj të thellë për vendimin absurd dhe dashakeqës Nr.3, datë 21 gusht 2025 të Këshillit Kombëtar për të Drejtat e Autorit (KKDA). Vendimi tregon mungesë të plotë njohurish ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare dhe cenon rëndë të drejtat e autorëve të veprave audiovizuale – regjisorëve, skenaristëve dhe bashkautorëve të tjerë – në kuptim të ligjit nr. 35/2016 “Për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Lidhura me to” (LDA).
“Ky vendim i KKDA-së bie ndesh me çdo praktikë kombëtare dhe ndërkombëtare. Nuk mund të shfaqet një film vetëm me autorizimin e kompozitorit dhe të hiqen të drejtat e regjisorëve, skenaristëve e bashkautorëve. FAAD do të përdorë çdo mjet ligjor për të mbrojtur autorët audiovizualë”.
Shembuj praktikë të vendimit absurd
-
Filma në kinema lëvizëse: Regjisorët dhe skenaristët nuk kanë të drejtë shpërblimi, ndërsa të drejtën e marrin vetëm kompozitorët dhe interpretuesit.
-
Transmetime televizive në platforma të ndryshme: Regjisori nuk gëzon të drejtën e shpërblimit sipas vendimit të KKDA-së.
-
Ritransmetimi i veprave audiovizuale: Për dokumentarët dhe filmat e animuar parashikohet ndarja e të ardhurave 50% mes regjisorëve, skenaristëve dhe bashkautorëve me kompozitorët – një praktikë e padëgjuar në nivel kombëtar e ndërkombëtar.
Qëndrimi i FAAD:
Ky vendim përbën abuzim me detyrën nga ana e KKDA-së.
FAAD deklaron se do të përdorë të gjitha mjetet ligjore, përfshirë pezullimin e mbledhjes së të ardhurave nga SUADA, për të mbrojtur të drejtat e autorëve të veprave audiovizuale. Shoqata i bën thirrje SUADA-s dhe anëtarëve të saj të mos prekin të ardhurat që u takojnë regjisorëve, skenaristëve dhe bashkautorëve të tjerë, pasi çdo përfitim pa shkak do të konsiderohet paligjshmëri.
Letter dated 23 September 2025 from the Society of Audiovisual Authors (SAA) in Brussels, addressed to Mrs. Borana Ajazi, Director of the Copyright Office at the Ministry of Culture of Albania.
Ne datën 20.06.2025 ora 08:30, në ambjentet e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit “MEKI”,
u mbajt takimi ndërmjet Këshillit Kombëtar për të drejtat e Autorit “KKDA”, me qëllim
përcaktimin e tarifave për të drejtat e Autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to.
Në këtë takim të gjitha CMO kishin të njëjtin qëndrim.
F.A.A.D. ndër të tjera, kërkoi që për përdoruesit e audiovizualit tarifat
të ishin më të larta nga kategorite e përdoruesve të tjerë.
Në këtë takim F.A.A.D u përfaqesua nga CEO i saj Z.Evien Dako,
dhe Anëtarët e Bordit Z.Eno Milkani dhe Z.Zamir Kokonozi
Letter dated 12.03.2026 from F.A.A.D. to the General Director of the Albanian Public Television for the Violation of the Authors Rights in connection to the Youtube Broadcasting.
Drejtuar: Znj.Eni Vasili
Drejtore e Radio Televizionit Publik Shqiptar
Për Dijeni: Z.Blendi Gonxhe
Minister i Kulturës, Turizmit dhe Sporteve
Znj.Borana Ajazi
Drejtore e Drejtorisë Për të Drejtat e Autorit MTKS
Znj.Armela Krasniqi
Kryetare e Autoritetit të Mediave Audiovizive
Z.Gentian Sala
Kryetar i Autoritetit të Komunikimit Elektronik dhe Postar
Z.Eljan Tanini
Drejtor i Arkivit Qëndror, Shtetëror të Filmit
CC. Mr Silvio Gonzato, Head of the EU Delegation in Tirana
CC. Mrs. Emmanuelle du Chalard, Head of the Copyright unit, European Commission
Read here
the Official Document







